Nuk është Sergio Ramos, por Inigo Martinez! Barcelona ia përmbys Atleticos rezultatin në stilin "Real Madrid" - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Nuk është Sergio Ramos, por Inigo Martinez! Barcelona ia përmbys Atleticos rezultatin në stilin “Real Madrid”

    Insajderi
    25 February 2025 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona ka arritur ta përmbysë rezultatin nga 0-2 në 3-2 përbrenda pjesës së parë në ndeshjen kundër Atletico Madrid, që po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Copa del Rey.

    Goli i tretë i Barcelonës erdhi në minutën e 41′ me kokë nga Inigo Martinez, pas një krosimi të bukur nga Raphinha, që e ofroi nga goditja e këndit, shkruan Insajderi.

    Golat paraprakë për Barcelonën i shënuan Pedri Gonzalez dhe Pau Cubarsi.

    Ndërkaq, për Atletin shënuan Antoine Griezmann dhe Julian Alvarez. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark