Nuk është i sigurt udhëtimi në shtetet që s'e kanë njohur Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk është i sigurt udhëtimi në shtetet që s’e kanë njohur Kosovën

    Insajderi
    04 May 2016 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zona Shengen tani mbulon 26 vende evropiane, 22 nga të cilat janë anëtare të BE-së dhe 4 jo-anëtarë: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

    Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda nuk kanë dashur të pranojnë heqjen e plotë të kontrolleve kufitare në hyrje të vendeve të tyre, dhe kështu kanë hequr dorë përfundimisht nga zbatimi i marrëveshjes. Katër anëtaret e reja – Bullgaria, Rumania, Qipro dhe Kroacia – janë detyruar ti bashkohen zonës së Shengenit.

    Kjo do të thotë se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në këto shtete: Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Francë, Lihtenshtajn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.

    Por, mbetet e paqartë nëse kosovarët do të mund të udhëtojnë në vendet si Spanja, që jo vetëm nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, por as nuk e kanë pranuar pasaportën e Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark