
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se Kurti ka ofruar gatishmëri për kompromis për zh’bllokadën e institucioneve.
“Nëse prej këtyre tre të pranishmëve dikush ka shpreh gatishmërinë dhe ka bo angazhim e veprime për kompromis është z.Kurti”, tha Peci referuar takimit të presidentes me liderët e partive politike.
“Ka ofru kompromis me bo një marrëveshje të përbashkët për konstituimin e kuvendit”, tha ai në Pressing.
Ndërkohë, kreu i LDK-së Abdixhiku tha se ishte habitur me fjalët e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili kishte thënë në takim se “nuk është urgjencë”.
“Me habiti faktit që tha nuk ka asnjë urgjencë, që kjo pritje është me tepër mediatike dhe jo e popullit të Kosovës. Fakti që se kupton që nuk është urgjente është më shqetësuese”, u shpreh Abdixhiku pas takimit./Insajderi.org/