
Si president, ai thotë se do të angazhohet për reformim dhe fuqizim të sundimit të së drejtës, duke vazhduar dhe përshpejtuar reformat në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin kudo që haset në shoqëri.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shprehet se pikë e dhimbshme para së cilës nuk guxojmë t’i mbyllim sytë është dhuna në shoqëri, në familje, e veçanërisht ajo e drejtuar kundër grupeve më të cenueshme, si komunitetet LGBTI.
“Duhet t’i themi jo edhe dhunës në vendet ku shihet më pak por ku ende është e pranishme. Nuk duhet të lejojmë asnjë temë të mbetet tabu, veçanërisht nëse kjo çon te dhuna dhe diskriminimi”, shprehet ai.
Raporti, siç vlerëson tutje Thaçi, duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të gjithë ata që angazhohen për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. /Insajderi.com