×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Nuk i bashkohemi histerisë antiruse”, Vulin i ankohet Putinit: Kosova po bën spastrim etnik

    Insajderi
    04 September 2024 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Takimin me zëvendëskryeministrin serb Aleksander Vulin, presidenti rus Vladimir Putin e shfrytëzoi për të rikonfimuar lidhjet e forta me Serbinë, por edhe për të përcjellë mesazhin e qartë se Moska nuk do të tolerojë zbehje të ndikimit në shtetin ballkanik.

    Ndërsa e vuri theksin te rrënjët e thella dhe afërsia shpirtërore mes rusëve dhe serbëve, Putin vërejti se vëllimi i tregtisë mes dy vendeve po reduktohet dhe se nevojitet një takim për të adresuar këtë shqetësim.

    Shefi i Kremlinit e vuri theksin tek roli i rëndësishëm i Moskës në furnizimin me gaz të Rusisë, duke kujtuar se kontrata skadon në mars të vitit 2025.  

    “Dihet se Rusia luan rol kyç në sigurimin e furnizimeve me gaz për Serbinë. E bën këtë në mënyrë korrekte, në nivel të lartë dhe me kushte shumë të mira për Serbinë. Ka gjëra që duhet të zgjidhen, si për shembull kontrata e furnizimit me gaz që skadon në mars të 2025”, tha ai.

    Gjatë takimit me Vulin në forumin lindor të ekonomisë, Putin ftoi zyrtarisht presidentin Aleksandër Vuçiç, të marrë pjesë në samitin e vendeve me ekonomi të më të mëdha në rritje, Brics, që do të mbahet në Kazan.

    Në fokus të bisedimeve ishin edhe tensionet në Ballkan, që siç tha më herët Kremlini shqetësojnë thellësisht Moskën. Vulin ju ankua presidentit rus se situtata në Kosovë është e vështirë dhe se Prishtina po përpiqet të bëjë spastrim etnik të serbëve.

    “Ne i jemi pafundësisht mirënjohës Rusisë dhe ju personalisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e integritetit tonë territorial. Ne e dimë se kudo që dëgjohet zëri i Rusisë, dëgjohet edhe zëri i Serbisë”, tha Vulin.

    Ai përsëriti zotimin se Serbia nuk do të vendosë kurrë sanksione e nuk do t’i bashkohet asaj që e quajti histeri antiruse. Vulin e quajti nder dhe privilegj për të gjithë serbët takimin me Putin.    

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark