Nuk i ndalin as çmimet, mbi 20 mijë kosovarë për pushime në Shqipëri vetëm brenda dy javësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk i ndalin as çmimet, mbi 20 mijë kosovarë për pushime në Shqipëri vetëm brenda dy javësh

    Insajderi
    15 July 2022 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Pikën Kufitare të Morinës në 15-ditëshin e parë të korrikut është shënuar fluks i pushuesve nga Kosova, që edhe këtë sezon po zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

    Edhe këtë të premte në orët e para të mëngjesit sipas burimeve kufitare kanë hyrë në territorin tonë mbi 20 mijë qytetarë të Kosovës ndërkohe që ky fluks do të jetë edhe më i madh pasdite dhe në fundjavë. Shumë nga pushuesit e Kosovës thonë se këtë sezon çmimet e larta po ndikojnë edhe në kohën e qëndrimit të tyre në bregdet.Në Morinë në ditët e zakonshme të javës veprohet me procedurë të përshpejtuar për të shmangur krijimin e radhëve të gjata dhe janë në punë shtatë sportele ndërkohe që në fundjavë do të jenë pa kontrolle në kufi.

    Këtë sezon ndryshe nga vitet e tjera në asnjë moment nuk janë shënuar radhë dhe pritje ne kufirin Shqipëri-Kosovë. /oranews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark