Nuk ishte vetëm- Celtiku shoqëroi Metën edhe në ditën e poshtërimit të tij nga SPAK'u - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ishte vetëm- Celtiku shoqëroi Metën edhe në ditën e poshtërimit të tij nga SPAK’u

    Insajderi
    21 October 2024 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas arrestimit me urdhër të SPAK ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës e më pas është nisur për te qendra e paraburgimit.

    Gjatë transferimit të tij në Qendrën e Paraburgimit, Meta kishte veshur fanellën e ekipit skocez “Celtic FC”.

    Ilir Meta ishte tifoz i “Celtic FC”

    Meta kishte deklaruar me herët se Celtic FC ka një domethënie të madhe për të dhe se kjo skuadër do të thotë për të “solidaritet, socializim, bashkësi, besnikëri, integritet, miqësi. Për të mos ecur kurrë vetëm.”

    Arrestimi i Ilir Metës

    Mbërritja e ish presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Policinë e Tiranës u bë në mënyrë të fshehtë dhe jashtë syrit të mediave.

    Mediat shqiptare raportojnë se Ilir Meta brenda ambienteve të Policisë së Tiranës është shfaqur i tensionuar dhe ka debatuar me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), ndërsa po kthehej nga Kosova.

    SPAK raportohet se ka kryer një hetim pasuror ndaj tij.

    Ky hetim besohet se është shkaku i arrestimit të sotëm, ndërsa ndaj tij ka edhe çështje të tjera hetimore.

    Meta kishte qëndruar për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme në qershor. Nga deklaratat e tij u mësua se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes.

    Meta ka qenë president, kryeministër, ministër i Jashtëm, ndërsa kishte mbajtur edhe poste të tjera të larta shtetërore në Shqipëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark