"Nuk iu besojmë Exit-Polleve" – Eman Rrahmani thotë se gjendja në terren për Koalicionin për Familjen është ndryshe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk iu besojmë Exit-Polleve” – Eman Rrahmani thotë se gjendja në terren për Koalicionin për Familjen është ndryshe

    Insajderi
    09 February 2025 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asnjë nga Exit-Pollet e publikuara nuk ka thënë se Koalicioni për Familjen do ta kalojë pragun, por këtë nuk e beson bartësi i Listës.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, u shpreh se po presin rezultatin nga KQZ, duke theksuar se nuk iu besojnë rezultateve të Exit-Polleve.

    “Natyrisht që jemi falënderues për secilin votë të dhënë. Ky koalicion është formuar që dy muaj, dhe presim numërimin e KQZ-së. Çdo rezultat do të na bëjë pjesë efektive të politikës sonë. Po presim rezultatet preliminare të KQZ-së. Rezultatet që janë paraqitur nga Exit-Pollet nuk mendojmë dhe nuk besojmë se janë të sakta për asnjërën prej subjekteve politike. Gjendja në terren është ndryshe…”, tha ai, duke potencuar se do të vazhdojnë ta mbrojnë traditën, familjen, dhe fëmijët, dhe se nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë si një organizim politik.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark