“Nuk jam hajn, i kam disa screenshota”, Peci e Tahiri debatojnë ashpër për Mitrovicën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk jam hajn, i kam disa screenshota”, Peci e Tahiri debatojnë ashpër për Mitrovicën

    Insajderi
    14 September 2025 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Debat i ashpër është zhvilluar në ATV, ndërmjet dy kandidatëve kryesor për komunën e Mitrovicës, Faton Peci në njërën anë dhe Arian Tahiri i PDK-së.

    Derisa Tahiri filloi t’ia përmend skandalet në ministrinë e tij, ky i fundit tha, “nuk jam hajn”, derisa Tahiri, i thoshte, “e dijmë na, e dijma, e kemi pa”.

    Tutje Tahiri ka vazhduar me pyetjet, për Pecin, se “çfarë ke bërë për Mitrovicën”, Peci ia ktheu, “unë kam bë për Kosovën”.

    “Unë me Albinin, unë me Albinin…” vazhdoi Peci. Tahiri ia ktheu, “lëre Albinin tash, jemi në garë për komunën”.

    Peci e kërcënoi Tahirin edhe me disa screenshota, për të cilat nuk bëri të ditur më shumë detaje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark