“Nuk janë ekonomikisht me sens”- Vetëvendosja e zbut termin “hajvanat” pas lutjes për koalicion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk janë ekonomikisht me sens”- Vetëvendosja e zbut termin “hajvanat” pas lutjes për koalicion

    Insajderi
    05 May 2025 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hekuran Murati, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është deklaruar lidhur me lutjen e Albin Kurtit në drejtim të Lumir Abdixhikut për koalicion.

    Murati pas dështimit të seancës konstituive është pyetur lidhur me termin “hajvan”, të cilën e kishte përdorur Kurti për t’i përshkruar opozitën pas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, shkruan Insajderi.

    Megjithatë, Murati siç duket e ka gjetur një term më të zbutur: “ekonomikisht pa sens”.

    Besom që pyetjeve të tilla mund t’u përgjigjen vetë qytetarët se çfarë preferojnë. Ne jemi të itneresuar të zhbllokojmë procesin, prej datës 15 prill kemi ofruar mundësi e propozime për të dalë nga bllokada. Shpresojmë që edhe kjo të mos refuzohet nga opozita.

    Kur thëni “tërë opozitën” është e pavërtetë dhe e pasaktë. Këtë sqarim e dha zonja Gërvalla, nëse i referoheni saktë citatin, aty thuhet se persona që premtojnë ekonomi më të lartë sesa GDP-ja, nuk kanë sens më të lartë. Nuk mund të quhen ekonomik me sens”, ka deklaruar ndër të tjera ai. /Insajderi.org/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark