×
  • Biznes
  • Biznes

    Nuk janë kot, nga “F1” deri te “F12”, ja për çfarë shërbejnë këta butona në tastierë

    Insajderi
    11 May 2022 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjithë këta butona kryejnë një funksion të caktuar dhe gjinden në listën e parë të tastierës së kompjuterit.

    Pra, ata nuk qëndrojnë aty vetëm për të mbledhur pluhur, por disa prej tyre janë tejet të rëndësishme dhe mund t’ju kursejnë shumë kohë nëse i përdorni më shpesh.

    F1 – E hapë dritaren e ndihmës për thuajse çdo program.

    F2 – Ju lejon t’ia ndryshoni emrin dosjes ose folderit të caktuar.

    F3 – E hapë dritaren e kërkimit për aplikacionin që është aktiv gjatë momentit.

    F4 – Kombinimi ‘Alt’ + F4 e mbyllë dritaren aktive.

    F5 – Ju mundëson ta rifreskoni një faqe apo dokument.

    F6 – E lëvizë kursorin në hapësirën e adresës në shumicën e shfletuesve të internetit.

    F7 – Përdoret për kontrollimin e gabimeve gramatikore apo drejtshkrimore në aplikacionet e Microsoft-it, siç është ‘Microsoft Word’.

    F8 – Përdoret për t’u futur në menynë ‘BOOT’ të Windows-it kur e hapni kompjuterin.

    F9 – E rifreskon dokumentin në ‘Microsoft Word’ dhe dërgon e merr e-maile në Microsoft Outlook.

    F10 – E aktivizon hapësirën e menysë të një aplikacioni të hapur. ‘Shift’ + F10 është njëjtë sikurse klikimi me tastin e djathtë.

    F11 – E hapë ekranin e plotë në shfletues.

    F12 – E hapë mundësinë ‘Save as’ në Microsoft Word.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark