“Nuk janë parti, janë sekt. Kanë babë” – Rama nervozohet me VV-në, dikur e financonte edhe me para partinë e Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk janë parti, janë sekt. Kanë babë” – Rama nervozohet me VV-në, dikur e financonte edhe me para partinë e Kurtit

    Insajderi
    13 July 2025 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti, duke përdorur gjuhë të fortë nënçmuese dhe duke e quajtur këtë subjekt politik më shumë si “sekt” sesa parti, shkuan Insajderin.

    Në një deklaratë publike, Rama u shpreh ekipi i VV’së kanë “babë dhe askush nuk guxon të bëjë asgjë”

    “Kemi bërë për vite të tëra një luftë si popull për t’u çliruar nga okupatori serb, e tash po na ‘okupojnë’ këta partiakët – çifti i Kurtit me ekipin e tij. Unë mendoj se as parti politike nuk janë, por një lloj sekti; kanë aty babën dhe askush nuk guxon të bëjë asgjë.”

    Këto komente vijnë në kohën kur Rama e akuzon qeverinë për bllokimin e disa projekteve në kryeqytet, duke e quajtur qasjen e saj jopërkrahëse dhe të mbyllur ndaj bashkëpunimit institucional.

    Ironikisht, i njëjti person kishte qenë një mbështetës financiar i Lëvizjes Vetëvendosje në të kaluarën. Në dy palë zgjedhje – në vitin 2014 dhe 2017 – Rama kishte kontribuar me nga 1,000 euro për fushatat zgjedhore të këtij subjekti.

    Në deklaratat e tij të fundit në emisionin “Oxygen”, Rama theksoi përpjekjet për të vendosur bashkëpunim institucional mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e rolit të kryeqytetit në zhvillimin ekonomik të vendit:

    “Përkundër faktit që e kam thirrur shumë herë për t’u takuar dhe për të diskutuar për kryeqytetin, për programe e projekte – si mund të bashkëpunojnë qeveria qendrore dhe ajo lokale – nuk ka pasur vullnet. Prishtina kontribuon me 49.8% të buxhetit të të gjithë shtetit. Ne nuk jemi vetëm një komunë tjetër; jemi kryeqyteti,” tha Rama.

    Insajderi sjell edhe disa fotografi të Ramës që dëshmojnë mbështetjen që kishte ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në të kaluarën./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark