×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk jemi aty ku do të dëshiroja të ishim” – ambasadori gjerman flet për raportin me Kosovën

    Insajderi
    28 November 2024 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman, Jor Rhode ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, përkatësisht Bashkimit Evropian, shkruan Insajderi.

    Rhode ka deklaruar se “Nuk jemi aty ku do të dëshiroja të ishim”.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se, edhe pse Gjermania është e angazhuar për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, marrëdhënia e dy vendeve ka pasur pengesa për shkak të mospajtimit mbi disa propozime kyçe.

    Ai theksoi se “ne e duam Kosovën në BE”, dhe se Gjermania ka paraqitur “idetë tona se si do ishte mënyra më e mirë për ta arritur atë”, teksa akuzoi Qeverinë e Kosovës që sipas tij ka vendosur të mos i ndiqte këto propozim.

    “…Dhe do të thosha gjithashtu këtë në një masë të caktuar për marrëdhënien tonë. E dini, ne e duam Kosovën në BE. Ne paraqitëm idetë tona se si do ishte mënyra më e mirë për ta arritur atë. Qeveria e Kosovës vendosi të mos i ndiqte ato. Dhe ja ku jemi. Ne nuk jemi ende aty që Kosova është anëtare e Këshillit të Evropës, pavarësisht se kemi lobuar fort për të në hapin e parë. E dini, dhe kjo është pasoja e, do të thosha, mos marrjes së të njëjtës pikëpamje që kemi ne“, tha ai në rtv 21.

    Sidoqoftë, Rhode u shpreh se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyera dhe se ka një bashkëpunim të ngushtë në fusha të ndryshme, përfshirë sigurinë.

    Ai përmendi një aksion të suksesshëm të Policia e Kosovës, të mbështetur nga Policia Gjermane, që u zhvillua një ditë para intervistës, duke vlerësuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë si një tregues pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe.

    Megjithatë, Rohde theksoi se çështja e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian mbetet një pikë e ndjeshme dhe se ndonëse marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë të mira, ka dallime të mëdha në pikëpamjet për çështje të tjera politike dhe strategjike.

    Ai u shpreh se “po flasim për një pikëpamje tjetër politike,” dhe përsëriti se Gjermania dhe Kosova janë ende të ndara në disa aspekte, veçanërisht kur bëhet fjalë për avancimin e Kosovës në BE.

    Ambasadori Rohde gjithashtu theksoi se ndonëse Gjermania ka kritikuar disa veprime të presidencës aktuale të BE-së, ky nuk është një sinjal i përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por një reflektim i mospajtimeve të brendshme brenda Bashkimit Evropian, veçanërisht për çështjet e vlerave dhe politikave të BE-së.

    Në lidhje me integrimin e Kosovës, ai tha se gjithsesi mbetet një mundësi për avancim, por theksoi se ky progres mund të ndodhë vetëm nëse Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa të qartë për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian.

    Pyetja e vetme që po diskutojmë këtu është a mund të ishim më tutje në integrimin europian ose atlantik? Dhe unë them po, nëse Qeveria e Kosovës merr hapa për të cilët ka shkruar edhe kancelari im, të përshkruar në një letër së bashku me liderë të tjerë evropianë,” tha ambasadori./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark