Nuk ka kuorum, nuk vazhdojnë masat emergjente për energjinë elektrike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk ka kuorum, nuk vazhdojnë masat emergjente për energjinë elektrike

    Insajderi
    02 February 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ka pasur kuorum në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se vetëm 52 deputetë kanë votuar.

    Sipas Konjufcës, ky vendim i përket një seance tjetër të ardhshme.

    “52 deputetë po votojnë nuk ka më shumë kuorum se kaq, kështu që konstatojë se ky vendim i përket një seance tjetër të ardhshme kurdo që mbahet ajo”, tha ai.

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e kanë përkrahur vazhdimin e masave emergjente të energjisë elektrike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark