Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, kishte deklaruar se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së për Listën Serbe.
“Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimin tonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-së është i punuar sipas atij parimi “me letra krejt në rregull””, ka thënë të enjten Sami Kurteshi.
Por, qëndrimi tij duket se nuk ka rëndësi për Lëvizjen Vetëvendosje pasi, zëvendësi i Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu, sot është parë duke hyrë në objektin e Gjykatës Surpeme bashkë me ankesën ndaj vendimit të PZAP-së që ka rrëzuar mos certifikimin e “Listës Serbe” dhe ka urdhëruar KQZ-në që ta certifikojnë të njëjtën.