“Nuk ka nevojë me pas prova bre”, shokon sërish Sallahu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka nevojë me pas prova bre”, shokon sërish Sallahu

    Insajderi
    04 September 2024 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse është zëvendës ministër i Ministrisë së Drejtësisë që ka hartuar ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, Blerim Sallahu ka lëshuar një deklaratë të rrezikshme.

    Gjersa ishte duke folur për Byronë, Sallahu ka deklaruar se për të hetuar njerëzit nuk është e nevojshme që të ketë prova.

    I pyetur nga gazetari se me çfarë fakte po deklaron se janë të korruptuar, përgjigja e Sallahut është skandaloze. Si “fakt” për pretendimin e tij, Sallahu e bazon në “stilin e jetës” ose “bashkëjetesën me konceptin e korrupsionit”.

    Nuk ka nevojë me pas prova bre” tha ai , këqyrja stilin e jetës, këqyrja jetën,, këqyrja pasurinë sa ka pas prej 2010 deri 2024 edhe e sheh. Me rrogë s’ka shans me i bo paret. Është logjikë e thjeshtë.  Shumica prej tyre kanë bashkëjetuar me konceptin e korrupsionit”, ka deklaruar Sallahu mbrëmë në RTV Dukagjini.

    Këto deklarata ai i bëri pasi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi të martën se kanë adresuar gjetjet e Gjykatës Kushtetuese për Projektligjin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë se Pajustifikueshme dhe se ai së shpejti do të dërgohet për miratim në qeveri e pastaj edhe në kuvend. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark