
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar sot masën e paraburgimit prej 30 ditësh drejtorit të departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Gara, i cili u arrestua dje nën dyshimet për keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore.
Avokati i Garës, Bekim Kelani tha se prokurori në kërkesën e tij nuk ka paraqitur prova se klienti i tij është i përfshirë në vepër penale.
“Sot është mbajtë seanca gjyqësore, prokurori i ka ba kërkesë për paraburgim, në kërkesë të prokurorit nuk ka pas prova që klienti im është i përfshirë në vepër penale, gjykata ia ka caktu 30 ditë paraburgim. Të hënën e lëshon vendimin me arsyetim“, tha Kelani për Insajderin.
Tutje, Kelani tha se të hënën do të bëjnë ankesë sapo ta marrin vendimin nga gjykata.
“Na si mbrojtje do të bëjmë ankesë të hënë kur të marrim vendimin“, tha avokati i Garës.