
Një person është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit, Prishtinë.
Për Insajderin, drejtori i QKUK-së, Naser Syla, konfirmoi se pacienti është në trajtim intensiv dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.
“Po, është duke u trajtuar në QKUK, po kryhen ekzaminimet e nevojshme. Gjendja është jo stabile, bëhet fjalë për një politraumë të rëndë,” tha Syla.
Në media po raportohet se personi që u hodh nga banesa në Lagjen e Spitalit dyshohet se ka tentuar të shmangë arrestimin nga Policia.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…