×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka vullnet për të marrë masa”, jep dorëheqje Besnik Boletini nga pozita e kryetarit të Bordit të RTK-së

    Insajderi
    17 August 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besnik Boletini, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së.

    Kështu, ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”.

    “Sot gjatë mbledhjes së bordit, kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së. Përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar, gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive”, ka shkruar Boletini.

    Boletini, ka kritikuar edhe zëvendësdrejtori Adi Krasta, që sipas tij nuk ka marrë masa ndaj atyre që shkaktuan skandalin “Slobodna Bosna”.

    “Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin.

    Në këtë situatë bordi i kishte duart e lidhura. Për këtë arsye u bë e domosdoshme emërimi i një ushtruesi të detyrës së drejtorit dhe hapja e konkursit po ashtu sot. Gjetja e një personi që e merr udhëheqjen në këtë situatë delikate ishte e vështirë. Ai që është në detyrë nuk po e bënte, patatja e nxehtë e priste dike tjetër. Megjithatë një kandidat ishte i gatshëm ta merrte detyrën”, tha ai.

    Boletini dha dorëheqje pas kritikave të shumta për publikimin e një lajmi në këtë medium pa plotësuar standardet për publikim. Lajmi ishte marrë nga “Slobodna Bosna”, përmes të cilit pretendohej se dy portalet, Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark