Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën që ta kalojnë projektligjin për investimet strategjike në Republikën e Kosovës gjatë senacës së sotme edhe përkundër që u votua dy herë radhazi.
Projektligji nuk kaloi pasi që mori vetëm 51 vota për, 4 abstenime, ndërsa disa nga deputetët nuk votuan fare.
Pas dështimit të votimit, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar 5 minuta pauzë.