Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli ka komentuar përjashtimin e Haki Abazit nga Grupi Parlamentar, shkruan Insajderi.
Ajo e ka e ka cilësuar Abazin si jobashkëpunues dhe që asnjë person që ka punuar me të nuk e ka lavdëruar.
“Sa i përket deputetit Haki Abazi, prej momentit kur ka filluar ky mandat nuk ka gjetur rahati. Sepse është egoja e tij, është person jo bashkëpunues, unë tani në Kosovë nuk kam takuar asnjë person me të cilët edhe ka punuar edhe ka bashkëpunuar, sidomos me organizatat joqeveritare, të cilat e lavdërojnë ose flasin për të se është bashkëpunues. Nuk ka qenë bashkëpunues prej fillimit. Nuk po themi se është bërë i keq”, tha Pacolli në Debat 7.
Po ashtu, ajo ka thënë se si parti e kanë ditur që deputetët janë të ndryshëm dhe sipas saj, disa kanë interesa personale, disa kanë interesa që të avancojnë edhe vet si persona politik.