"Nuk kam thënë diçka të tillë", Dëshmitari bie në kundërshtim me deklaratën në polici në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk kam thënë diçka të tillë”, Dëshmitari bie në kundërshtim me deklaratën në polici në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt

    Insajderi
    06 October 2025 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, avokati i familjes së viktimës, Leotrim Syla, ka pyetur dëshmitarin Jeton Binaku lidhur me dyshimet e tij për rastin.

    Syla e ka pyetur dëshmitarin: A të ka thënë Graniti diçka nëse dyshon se burri i saj e ka vrarë Liridonen?”

    Binaku u përgjigj: Jo, s’më ka thënë.”

    Avokati ka vazhduar: Nëse Graniti të ka thënë që dyshon se burri i saj ka të bëjë me diçka në këtë rast, pse ka pasur nevojë ju me dhënë deklaratë se burri nuk e lejon me e zbuluar?

    Dëshmitari ka përgjigjur: Nuk e di, unë që kam thënë në polici diçka të tillë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark