Nuk kanë fund aferat me rrugët/ U inaugurua një vit më parë, shkatërrohet totalisht në këtë aks (Foto/Video) – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk kanë fund aferat me rrugët/ U inaugurua një vit më parë, shkatërrohet totalisht në këtë aks (Foto/Video)

    Insajderi
    17 February 2024 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk kanë fund skandalet dhe aferat me rrugët në vendin tonë. U inaugurua një vit më parë, por aksi Korçës-Ersekë është bërë thuajse i pakalueshëm për shkak të dëmtimit të rrugës.

    U shpenzuan 60 milionë euro për një rrugë të kategorisë C një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë.

    Punimet për këtë aks nisën në qershor të 2013. Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra, u fitua nga kompania A.N.K. me një ofertë prej rreth 17 milion euro.

    Nuk kanë fund aferat me rrugët/ U inaugurua një vit më

    Pas disa vitesh zvarritje kompania nuk i realizoi dot punimet dhe në 2017 u hap një tjetër tender prej 4 milionë eurosh për punime shtesë që u fitua po nga A.N.K. Edhe tenderi i 2020 për pjesën e parë të lotin 2 u fitua po nga A.N.K. Kësaj radhe vetëm për 4 kilometra rrugë të gjerë maksimumi 8,5 metra u shpenzuan plot 20 milion euro.

    Por në pamjet e mëposhtme shihet se rruga është deformuar për shkak të cilësisë së dobët të punimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark