Shkollat në komunën e Fushe Kosovës, si duket janë duke u përballur me mungesën e druve. Kështu duke u ngrohur me thëngjill.
Krejt kjo dyshohet se ka ndodhur pas dështimit të komunës për furnizim me dru.
Rreth kësaj ka reaguar AAK’ja në Fushe Kosovë.
“Është e papranueshme që pas dështimit në furnizimin me dru, tani po përpiqen të fshehin edhe të vërtetat lidhur me pasojat për shëndetin e fëmijëve.
AAK dega në Fushë Kosovë përmes Asambleistit z. Hasan Ismajli, i ka kontaktuar të gjithë drejtorët e shkollave dhe ata vetë kanë konfirmuar se nuk kanë dru.
Ky fakt është i sigurtë dhe nuk mund të mohohet. Kjo situatë është shumë shqetësuese, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, dhe është e domosdoshme që të merren masa të menjëhershme për të zgjidhur këtë problem”.