Real Madridi po përgatitet që të hyjë në sezonin 2024/2025 me një numër jo aq të madh lojtarësh, veçanërisht duke marr parasysh numrin e ndeshjeve që ata mund të luajnë.
Kylian Mbappe dhe Endrick do të jenë prurjet e vetme, përveç në rast se arrin ndonjë mundësi e mirë për ta shfrytëzuar.
Asnjë lojtar nga Real Madrid Castilla nuk pritet të promovohet në ekipin e parë, përkundër faktit se disa nga lojtarët e rinj shkëlqyen në turin parasezonal në SHBA.
Mario Martin dhe Nico Paz ishin pjesë e këtij udhëtimi, por krahas faktit që ishin lojtar të rëndësishëm për Carlo Ancelottin në ndeshjet ndaj Milanit, Barcelonës dhe Chelseat, tekniku italian nuk do të llogarisë në ta.
Si rezultat, Relevo ka raportuar se Martin dhe Paz janë kandidatë të fortë për t’u shitur gjatë javëve në vazhdim të afatit kalimtar veror.
Ancelotti ka dhënë aprovimin e tij që largimet e tyre të kompletohen, pasi beson se kjo është mënyra më e mirë që ata të zhvillohen në karrierë.
Gjiganti spanjoll po kërkon 10 milion euro për secilin, si dhe të përfshihet 50 për qind e shitjes së tyre në të ardhmen.
Deri në këto momente, asnjë ekip nuk ka shprehur interesim që të paguajë çmimin e kërkuar për dy lojtarët, pasi ata kanë pak eksperiencë ne futbollin profesionist, andaj me gjasë madrilenët duhet të ulin kërkesat e tyre.