Nuk kanë të ndalur dramat, Policia gjen drogë në shtëpinë e Diddy-t - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Nuk kanë të ndalur dramat, Policia gjen drogë në shtëpinë e Diddy-t

    Insajderi
    21 May 2025 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një kontrolli në shtëpinë e Sean “Diddy” Combs në mars të vitit 2024, policia gjeti shumëllojshmëri droge.

    Gerard Gannon, i cili ishte pjesë e bastisjes në shtëpinë e Diddy-t, e deklaroi këtë në gjykatën e Nju Jorkut, shkruan Insajderi.

    Gannon tha se kokaina, ketamina, MDMA, Xanax dhe metamfetamina, ndër substanca të tjera, u gjetën në shtëpinë e Combs në Miami.

    Combs, 55 vjeç, është në gjyq për akuza që përfshijnë zhvatje dhe shfrytëzim seksual. Javën e kaluar, ish-e dashura e tij, Cassie, ndër të tjera, bëri deklarata në gjykatë. Combs i mohon të gjitha akuzat kundër tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark