×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk kanë vendime finale”, pushteti i AAK-së në Gjakovë mbron njerëzit që i ka me aktakuzë e procese gjykimi

    Insajderi
    05 September 2024 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjakovës, është duke vazhduar Qeverisjen atje me zyrtar ndaj të cilëve ka aktakuzë të ngritur. Në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, janë disa zyrtar që janë në procese gjyqësore. Nga Komuna e Gjakovës në një përgjigje për Gazetën Insajderi, janë përpjekur të mbrojnë këta zyrtar nën arsyetimin se “nuk ka vendime finale”.

    Gazeta Insajderi

    Arben Bakalli, Agron Gojani dhe Zenel Shabani, janë zyrtarët ndaj të cilëve vitin e kaluar është ngritur aktakuzë.

    Të njëjtit dyshohen për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Të lartpërmendurit, edhe pse në procese gjyqësore po vazhdojnë ta ushtrojnë pozitat e tyre në Drejtorinë e Urbanizmit.

    Gazeta Insajderi lidhur me këtë, ka pyetur kryetarin e kësaj Komunë, Ardian Gjini, i cili tha se nuk ka ka ndonjë vendim të formës së prerë nga Gjykata, dhe prandaj të njëjtit janë duke mbajtur pozitat që kanë.

    Deri më tani, Komuna e Gjakovës nuk ka pranuar ndonjë vendim të formës së prerë nga Gjykata apo konfirmim të aktakuzës me të cilin do të obligonte punëdhënësin të ndërmerr masa ligjore ndaj të punësuarve në Komunën e Gjakovës. Në bazë të përgjegjësive si udhëheqës i Institucionit , rrjedhimisht në bazë të legjislacioni në fuqi, lirimi nga detyra i zyrtarëve të kabinetit përveç tjerash përcaktohet si vijon: “Zyrtari/ja i/e Kabinetit lirohet nga detyra me automatizëm nëse dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Insajderin.

    Çka thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj zyrtarëve të Komunës se Gjakovës?

    Gjykata Themelore në Gjakovë, me 29.12.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj Arben Bakalli, Agron Gojani dhe Zenel Shabani.

    Ata dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“.

    Sipas aktakuzës, të njëjtit me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

    Me datën 10.06.2020, në objektin e Komunës së Gjakovës, të pandehurit duke vepruar si bashkëkryerës e duke shfrytëzuar detyrën zyrtare tejkalojnë kompetencat e tyre me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për Teki Dobruna nga Gjakova, në atë mënyrë që i pandehuri Arben si Drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis, lëshon Vendim për leje ndërtimi të ndërtesës shumë banesore me nr.07/351/02-11828, ndërsa i pandehuri Agron si Urbanist i Sektorit për Planifikim dhe Rregullim Urban, njëherit bartës i lëndës, pranon që të lëshohet leje për ndërtimin e ndërtesës shumë banesore me nr.07/351/02- 11828, gjersa i pandehuri Zenel si Zyrtar i lartë për çështje juridike pranë kësaj drejtorie, harton vendimin për pajisje me leje ndërtimi të lartcekur, sipas kërkesës së Teki Dobruna, dhe atë në kundërshtim me nenin 21 par.1 dhe 2 të Ligjit për Ndërtim Nr.04/L-110, leje kjo për ndërtimin e objektit të kategorisë së dytë, me destinim objekt me shumë njësi, me afarizëm në përdhesë me etazhitet B+P+5+KSH, në parcelën kadastrale me nr. 5105-28 ZK Gjakovë-Qytet, dhe në kundërshtim me planin rregullues urban “Jugu 2”, ashtu që me këtë veprim investitorit i’a lejojnë ndërtimin e objektit duke ia mundësuar përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së sipërfaqes së objektit prej rreth 563 m²“, thuhet në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark