Nuk kapet shteti e drejtësia Kryeministër, as me kërcënime e videoinçizime! - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Nuk kapet shteti e drejtësia Kryeministër, as me kërcënime e videoinçizime!

    Insajderi
    19 August 2023 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Hisen Berisha

    Përkundër faktit se kjo qeveri dhe Ministrja e linjës znj. Vetingu, i kanë ndërruar mbi 70% të trupës juridike në Polici, Prokurori e Gjakata, mjaftojnë afërsisht 30% e trupës juridike që i karakterizon patriotizmi shtetror dhe kushtetues që të bëhen gardianët spartan të mbrojtjes së sistemit shtetëror, nga kjo qeverisje e forcave të dekadencës dhe errësirës, që nuk e njohin dhe e shohin si pengesë shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.

    Akuzat e Kryeministrit Kurti ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, për arrestimet që ndodhën sot në Ministrin e Tregtisë, si dhe mbrojtja e krimit, të arrestuarve dhe Ministrës së korruptuar z. Hajdari, që e bëri përmes një videoinçizimit, është një presedant i rrezikshëm jo vetëm për prëkuroret, gjyqëtarët dhe policët hetues të rastit dhe për tërë sistemin e drejtësisë së Kosovës.
    Kjo e rrezikon të ardhmen edhe të vetë shtetit.

    Pas ketij videoinçizimi dhe akuzave të Kryeministrit me tone kërcënuese, e shtroj pytjen: cili polic, prokuror e gjykatës, guxon të hap rast, dhe ti trajtoj penalisht nivelin qeveritar dhe ata që janë të lidhur me qeverinë?

    Kjo formë reagimi e Kryeministrit, Ministrës Hajdari, e të tjerëve nga kampi socialist i LVV/GUXO/ADGJ, tregon se edhe vetë Kurti qënka i përfshirë në këtë krim të organizuar e korrupsion masiv, ndaj dhe po e mbronë me fuqinë e pushtetit, krimin dhe korrupsionin që e bënë ai, qeveria/qeveritarët e tijë dhe dilerët kontrabantist të drogës, rezervave shtetrore, armëve, vrasësve me pagesë, deshmitarëve të rremë, e çka tjetër që do sjellin ditët e veprimit të drejtësise, në vazhdim. Nuk kapet shteti as drejtësia Kryeministër, se gjithmonë ka njerëz me dinjitet që kanë dhënë jetën për liri e shtet, që përkundër presionit tuaj, se prap janë të gatshëm të sakrifikojnë për vlerave lirisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark