"Nuk ke çka kërkon në takimin tim me Zelenskyn"- Zbulohen detaje të bisedës telefonike mes Trump dhe Putin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Nuk ke çka kërkon në takimin tim me Zelenskyn”- Zbulohen detaje të bisedës telefonike mes Trump dhe Putin

    Insajderi
    19 August 2025 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i lartë amerikan zbuloi se presidenti amerikan, Donald Trump, kur telefonoi homologun Vladimir Putin dhe i tregoi se do të jetë pjesë e takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, morri një përgjigje të papritur nga diktatori i Rusisë.

    “Nuk ke pse të vish. Dua ta takoj vetëm”, Putin mësohet t’i ketë thënë Trumpit, raporton politico.

    Megjithatë, ekipi i Trumpit “filloi të punojë për këtë,” dhe detyra për të organizuar takimin iu besua të dërguarit të presidentit amerikan, Steve Witkoffit, i cili javë më parë në Moskë e takoi Putinin.

    Takimi me Putinin në Alaskë u bë vendimtar për negociatat e mëtejshme.

    “Pas Alaskës, ishim të emocionuar që Putin të paktën foli dhe kishte shenja që mund të negociohej”, tha një zyrtar tjetër i lartë.

    Shenja më e rëndësishme ishte miratimi i Putinit për të diskutuar garancitë e sigurisë, në vend që t’i refuzonte menjëherë.

    “Nëse Alaska nuk do të kishte qenë e suksesshme dhe nëse Putin nuk do të na jepte pak hapësirë, nuk do të kishim evropianët në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi zyrtari.

    Ndryshe, Trump gjatë ditës së djeshme ka takuar liderët evropianë dhe Zelenskyn në Zyrën Ovale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark