×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Nuk kemi fol askush me të, ai s’ka qenë në luftë”- Djali i Tefik Mustafës që u arrestua në Serbi i shqetësuar për gjendjen e babait

    Insajderi
    09 June 2024 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asnjë familjarë ende nuk ka mundur ta vizitoj të arrestuarin në Serbi, Tefik Mustafa. Janë bërë tetë ditë që nga arrestimi  i tij nga autoritete serbe nën akuzën se ka kryer krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999, shkruan Insajderi.

    Qamil Mustafa, djali i të arrestuarit ka thënë për Gazetën Insajderi se nuk po iu lejohet vizita. Ai ka treguar se motra e tij ka bërë kërkesë përmes ambasadës së Italisë që t’i lejohet vizita prej Italisë. Por, deri me tani Mustafa thotë që nuk kanë marrë përgjigje.

    Nuk kemi kontaktu ende. Ne si familjar jo, këta të zyrës ndërlidhëse që janë në Serbi kanë qenë dhe e kanë vizitu ditën e enjte. Na than që mirë ishte dhe që nuk ka guxu me fol diçka ma shumë, nuk ka dhënë informacion. Kanë shku edhe këta të ambasadës së Italisë edhe e kanë taku. Nesër ose pasnesër ka me ju caktu takimi nëse e lejon Serbia” ka rrëfyer ai.

    Lidhur me akuzat që Serbia po e arsyeton arrestimin e tij, sipas Musfatës nuk janë reale. Ai thotë se babai i tij 1997 deri në 2004 nuk ka jetuar në Kosovë.

    Prej 1997 deri 2004 nuk ka mujt me ardhë në Kosovë sepse ka emigru për europë. Ka qenë azil në Itali e Gjermani”, ka thënë ai.

    Tutje, Mustafa ka treguar se kontaktin e fundit me babain e tij e ka pasur momentin kur është arrestuar.

    Momenti i fundit kur na kemi kontaktu me të është ditën kur e kanë arrestu. I kanë thonë që me i thirr familjarët dhe me fol në gjuhen serbe. Ai është arrestu derisa po udhëtonte me autobus”, deklaroi ai.

    65 vjeçari, Tefik Mustafa ka udhëtuar disa herë përmes Serbisë dhe asnjë herë nuk ka pasur probleme thotë djali i tij.

    Ka udhëtu disa herë për Serbi, kurrë nuk ka pas teleashe. Ka udhëtu mbi 10 herë”, tha Mustafa.

    Lidhur me gjendjen e tij, familjarët thonë se të vetmet informacione që kanë janë përmes Shefit të Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, Jetish Jashari. Ai iu ka thënë familjarëve që gjendja e tij ishte stabile por nuk ka mundur të flas më shumë.

    Insajderi kishte raportuar gjatë javës se janë gjithsej shtatë kosovarë të burgosur për gjoja “krime lufte” në burgjet e Serbisë.

    Shteti i Kosovës ka reaguar duke kërkuar lirimin e tyre.  MPJD ka kërkuar ndihmë nga vendet e QUIN’tit dhe  BE’në që të ndërhyje dhe të ndalen këto arrestime të vazhdueshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark