“Nuk kemi ftesë “ Limaj nuk ka pranuar ftesë nga Osmani, por thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk kemi ftesë “ Limaj nuk ka pranuar ftesë nga Osmani, por thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht

    Insajderi
    13 May 2025 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Nismës Socialdemokare, Fatmir Limaj nuk ka pranuar ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takimin e thirrur ditën e enjte me liderët e partive politike, shkruan Insajderi.

    “Në ende nuk kemi marr ftesë  nga Presidentja. Nuk kemi përgjigje sepse nuk kemi ftesë”, tha Limaj pasi u pyet nga mediat se a do të shkojë në takim.

    Por, pavarësisht se atij nuk i ka shkuar ftesa, Limaj deklaroi se të përgjigjet në mënyrë pozitive iniciativave të tilla.

    “Ne politik duhet bisedohet thuhet takohet, zakonisht bisedohet me tentu me gjet marrëveshje kompromise që i shërbejnë të gjithëve.”

    Limaj tutje tha se do të shkoj në takim me disa propozime. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark