×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Nuk kemi kohë për të humbur”, deklarata e përbashkët e 17 liderëve për armëpushimin në Gaza

    Insajderi
    06 June 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësit e vendeve, qytetarët e të cilëve mbahen peng në Gaza, i bëjnë thirrje Hamasit që të bie dakord me propozimin izraelit të shpallur të premten nga presidenti amerikan Joe Biden.

    “Nuk ka kohë për të humbur”, thonë ata në deklaratën e tyre.

    “Ne i bëjmë thirrje Hamasit që të mbyllë këtë marrëveshje, të cilën Izraeli është gati të vazhdojë dhe të fillojë procesin e çlirimit të qytetarëve tanë”.

    Deklarata vuri në dukje se propozimi “do të çonte në një armëpushim të menjëhershëm dhe mundësitë për një paqe më të qëndrueshme afatgjatë dhe një zgjidhje me dy shtete”.

    “Është koha për t’i dhënë fund luftës dhe kjo marrëveshje është pika e nevojshme fillestare”, thuhet në letrën, e cila është nënshkruar nga liderët e SHBA-së, Argjentinës, Austrisë, Brazilit, Bullgarisë, Kanadasë, Kolumbisë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Serbisë, Spanjsë, Tajlandsë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

    Në deklaratë thuhet në detaje:

    “Si liderë të vendeve të shqetësuara thellësisht për pengjet që mbahen nga Hamasi në Gaza, duke përfshirë shumë nga qytetarët tanë, ne mbështesim plotësisht lëvizjen drejt një marrëveshjeje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve që tani është në tryezë, siç është përshkruar nga Presidenti Biden më 31 maj 2024.

    Nuk ka kohë për të humbur. Ne i bëjmë thirrje Hamasit që të mbyllë këtë marrëveshje, me të cilën Izraeli është gati të vazhdojë, dhe të fillojë procesin e çlirimit të qytetarëve tanë.

    Vëmë re se kjo marrëveshje do të çojë në një armëpushim të menjëhershëm dhe rivendosje të Gazës së bashku me garancitë e sigurisë për izraelitët dhe palestinezët, dhe mundësitë për një paqe më të qëndrueshme afatgjatë dhe një zgjidhje me dy shtete.

    Në këtë kohë kritike, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Izraelit si dhe Hamasit që të bëjnë çfarëdo kompromisi përfundimtar të nevojshëm për të mbyllur këtë marrëveshje dhe për t’u sjellë lehtësim familjeve të pengjeve tona, si dhe atyre në të dyja anët e këtij konflikti të tmerrshëm, duke përfshirë popullsia civile.

    Është koha që lufta të përfundojë dhe kjo marrëveshje është pikënisja e nevojshme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark