![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, një nënë, tre vajzat e saj dhe një djalë janë vrarë. Besohet se shtëpia e tyre u godit nga një sulm ajror që synonte infrastrukturën terroriste të Hamasit.
Një burrë nga Gaza, i cili nuk e dha emrin e tij, qan ndërsa mban djalin e tij të vogël që vdiq në një sulm dhe u thotë gazetarëve se “nuk do të largohet nga shtëpia e tij” edhe nëse forcat izraelite hyjnë në një ofensivë hakmarrëse me tanke në Gaza, përcjell Insajderi.
“E kam thënë fjalën time, edhe nëse më shtypin me tanke, unë nuk do të largohem nga shtëpia ime. Do të vendos një tendë mbi shtëpinë time të shkatërruar dhe do të jetoj aty”, thoshte burri nga Rripi i Gazës.
Në videon e publikuar nga The Sun dëgjohet palestinezi që kërkonte përgjigje për djalin që iu vra nga sulmet.
“Është dy muaj e gjysmë, çfarë bëri ky? A vrau dikë? A e lëndoi dikë? A rrëmbeu dikë? Këta ishin fëmijë të pafajshëm brenda shtëpive të tyre”, u shpreh ai.