Tayna ka treguar se ishte arrestuar në Zvicër.
Ajo tha se kjo kishte ndodhur në kohën e pandemisë dhe se në burg kishte qëndruar 5 orë.
”Në Zvicër isha. Ishte koha e pandemisë. Nuk u lejohej që të lëvizje. Unë kam pasur një makinë, po nuk ishte e imja. Nuk e dija se kush e kishte makinën. Më kontrolloi një vajzë e doganës, më pyeti nga ke ardhur ku po shkon. Më tha të prisja sa të vinte policia. Kam pritur 5 orë në burg, derisa erdhi policia e zonës që të më bënte pyetje. U frikësova, ndoshta s’më lejojnë të vij më në Zvicër”, tha ajo në “Prive”.