"Nuk marrim dot frymë", Grida Duma dematon deklaratën e Lulzim Bashës për gazin e hedhur në PD - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk marrim dot frymë”, Grida Duma dematon deklaratën e Lulzim Bashës për gazin e hedhur në PD

    Insajderi
    08 January 2022 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lulzim Basha ka deklaruar se ditën e sotme, në protestën para PD-së, nuk pati gaz lotsjellës të hedhur nga selia e PD edhe pse pamjet filmike tregojnë një sasi të konsiderueshme të gazit të hedhur në drejtim të protestuesve. 

    “Nuk ka patur gaz lotsjellës nga PD. Deklarata e policisë është kriminale. Janë bombola zjarrëfikëse!”, tha Basha. 

    Por si të mos mjaftonin provat filmike që i kanë parë të gjithë, është dëshmia e deputetes Grida Duma, gjatë një video live nga selia, e cila flet për gazin dhe faktin se njerëzit kanë patur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e hedhjes së gazit. 

    Kujtojmë se Policia e Shtetit, bëri një deklaratë urgjente që në fillim të protestës, duke u distancuar nga çdo veprim në selinë e PD, ndaj të vetmit që mund të kenë hedhur gazin nga selia e PD, janë njerëz të Lulzim Bashës, të strehuar brenda selisë. 

    Më poshtë video nga dëshmia e Grida Dumës:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark