
Po vazhdon gjykimi i Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra” i cili akuzohet për vrasjen e një shtetasi të Shqipërisë më 3 janar 2023, shkruan Gazeta Insajderi.
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet vazhdimi i seancës, ku po deklarohen dëshmitarët e rastit.
Liridon Ajazi, në cilësinë e dëshmitarit ka treguar se çfarë ka parë në natën kur është vrarë Visar Cengu në lokalin “Kobra City” në Prizren.
Gjatë kohës sa ai është marrë në pyetje, ai në shumicën e pyetjeve ka deklaruar se nuk mban mend shumë nga ajo natë sepse ka qenë i pirë.
Deklarata e Liridon Ajazi para trupit gjykues:
Liridon Ajazi – dëshmitar: Kam qene shume i dehur nuk e mbaj mend çka ka ndodhur ate nat ne kobra city
Prokurorja: Ku keni qenë?
Ajazaj: Në Kobra City
Prokurorja: A të kujtohet dicka?
Ajazi: Jo, sepse kam qenë shumë i dehur.
Prokurori: Po e përballi me deklaratën në polici.
Ajazi: E kam thanë në polici që kam qenë shumë i duhur.
Prokurorja: Keni thënë në polici, se kam pa tre persona, karrige, tollovi dhe jam largu, s’kam mujt me majtë vetën, s’jam kanë as për me nejtë.
Prokurorja: Ku je largu, në cilin vend?
Ajazi: Kam qenë në tavolinë afër shankut, kur u ba tollovia jam largu afër banjos.
Prokurorja: Kush ka qenë afër teje?
Ajazi: Ka qenë këngëtari, por cili nuk e di. Muzika është ndalur.
Prokurorja: Sa ke qëndru, 5 minuta, një ora apo…?
Ajazi: Nuk muj me ditë.
Prokurorja: A ke dëgjuar diçka?
Ajazi: Po, kam dëgjuar zhurma, nuk e di sa plumba dy tre ndoshta.
Prokurorja: A e ke parë Dibranin?
Ajazi: E kam pa Dibranin kur ka ardhur policia, atëherë e kam pa.
Prokurorja: Në deklaratë keni thënë se e kam pa Dibranin pak para se me ardhur policia?
Ajazi: Nuk është e vërtetë, Dibranin e kam pa veç kur ka ardhur policia.
Prokurorja: A e dinë ma mirë tash, a atëherë kur ka qenë pak ditë para ngjarjes?
Ajazi: Nuk është e vërtetë, unë e kam pa kur ka ardh policia.
Prokurorja: E pse atëherë keni deklaruar kështu?
Ajazi: Nuk e di, policia çka ka shkrujt unë se di, s’me kanë dhanë kurgjo e se di çka kanë shkru.
Avokati i Kobrës……
Avokati Florent Latifaj: A ke shkuar shpesh aty?
Ajazaj: Nganjëherë po me shoqëri, kam shkuar, jo shpesh.
Avokati: A e ke parë Dibranin aty?
Ajazaj: Po, ka qenë por ka qenë i sjellshëm me klientë.
Avokati: Keni deklaruar se kanë qenë tre persona, të cilët thonin se jemi të Kukësit, dojshin me thy?
Ajazai: Po ashtu ka qenë por kam qenë i dehur dhe se di sa qysh.
Avokati: Keni thënë se këta të Shqipërisë hynin dhe dilnin. A kanë mundur të dalin e të shkojnë?
Ajazi: Po.
Avokati: Keni thënë se njëri i Shqipërisë ka pasur dicka në dorë, thikë apo?
Ajazi: Po e saktë?
Avokat: A ju kujtohet se pse ka ardhur deri te kjo përleshje?
Ajazi: Jo sepse kam qenë i dehur?
Avokati: A i keni parë diçka Dibranit në dorë?
Ajazi: Jo.
Dibrani e pyet….
Dibrani: A të kujtohet kur kam hy e kam sha Arbenin i kam thanë pse se keni thirrur policinë por e keni lënë me e dëmtuar kështu lokalin. Mos të kujtohet rasisht?
Ajazi: Nuk e mbaj mend sepse kam qenë i dehur.
Dibrani: Para se me ndodh rasti, a të kujtohet si ka qenë atmosfera?
Ajazi: Po përderisa kemi kaluar mirë dhe kemi ndenjur aty, ka qenë.
Avokati Gent: Sa ka qenë distanca mes jush edhe atyre?
Ajazi: Jo larg.
Avokati Blend: A kanë rezistuar menaxhmenti i lokalit pas asaj telashe?
Ajazi: Nuk e di se i dehur kam qenë.
Gjyqtari: Thatë se keni dëgjuar krisma, a mund ta dalloni krismën e armes me të tjerat?
Ajazi: Nuk mundem me dallu sepse kurrë nuk kam pasur armë në dorë.
Gjyqtari: Keni thënë se njërit të gjatë ia kam pa një diçka në dorë, a u sillke apo…?
Ajazi: Po, por nuk e di çka bojke…
Gjyqtari: Thatë se nuk keni parë se çka është shkruar, a është nënshkrimi i juaj?
Ajazi: Po, nënshkrimi jem por s’kam lexuar.
Gjyqtari: A ta kanë lexuar, a të kanë pyetur, apo a i ke pyetur se çka kanë shkrua?
Ajazi: Jo
Gjyqtari: Ku e ditë që janë të Shqipërisë?
Ajazi: Të nesërmen është folur
Prokurori: E për vrasjen?
Ajazi: të nesërmen u folë që u vra ai i Shqipërisë
Gjyqtari: The që ke qenë i dehur shumë, si pate mundesi me shku deri aty?
Ajazi: Po, kadal jom shku, e tu hec…
Gjyqtari: Me kon janë përla ata, me kënd prej stafit.
Ajazi: Nuk e di me kë konkret, por e kam pa që aty hanë përla.
Gjyqtari: me këndë, a ju ke pa diçka në dorë stafit?
Ajazi: Jo nuk kam pa.
Gjyqtari: The të nesërmen e ke kuptuar.
Ajazi: nga shokët, nga Tik Toku…
Gjyqtari: A kuptove se kush është vrarë?
Ajazi: Jo, veç që dikush u vra.
Avokati i palës së dëmtuar: Kam vërejtje por me shkrim
Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli në shqyrtimin fillestar gjyqësor ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.
/Gazeta Insajderi/