Nuk 'mbledhin' mend serbët- Në stadium dëgjohen thirrjet: Kosova është Serbi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Nuk ‘mbledhin’ mend serbët- Në stadium dëgjohen thirrjet: Kosova është Serbi

    Insajderi
    11 October 2025 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbi-Shqipëri, pjesa e parë

    16’- Nuk vënë mend serbët! Në stadium dëgjohen thirrjet: “Kosova është Serbi.” Për këtë pritet dënim nga UEFA.

    14’- Tjetër ndërhyrje vendimtare nga Elseid Hysaj, i cili mbyll një aksion të Mitrovic dhe fiton rivënie fundore.

    12’- Tentativa e parë nga Shqipëria. Krosim i Hysajt nga e djathta, provon Manaj me kokë, por topi shkon jashtë.

    8’– Minuta më të mira për vendasit. Serbët shfaqen më kërkues në këto minuta të para, ku provojnë nga krahu i majtë, por pa rrezik.

    6’- Goditja e parë nga këndi për Serbinë. Hysaj nuk është dakord, pasi pretenton se i fundit e preku Kostic. Krosimi largohet me kokë nga Shehu.

    2’- Shqipëria e nis ndeshjen më kërkuese. Hysaj pason për Brojën, i cili hedh topin në zonë, por largohet mbrojtja kundërshtare.

    0′- Starton sfida Serbi-Shqipëri, luhet vetëm për fitore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark