Nuk merr pjesë i akuzuari, shtyhet seanca për mërgimtarin që kërcënoi fqinjin në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk merr pjesë i akuzuari, shtyhet seanca për mërgimtarin që kërcënoi fqinjin në Pejë

    Insajderi
    17 July 2025 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ragip Malaj, mërgimtari i akuzuar për ngacmim dhe shqetësim të fqinjit të tij, Luan Zeqaj, mungoi në seancën e së enjtes pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

    Gjykata ka marrë vendim që seanca e radhës për shqyrtim fillestar të caktohet për 30 korrik në ora 14:00.

    I pandehuri do te ftohet me ftesë të rregullt dhe gjykata tha se do ndërmerren te gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës se tij.

    Ragip Malaj, i lindur në vitin 1971, që gjendet në liri, sipas Prokurorisë që nga data 15.03.2025 në vazhdimësi, e gjer me dt. 18.03.2025, në kohë të pa caktuar, në Pejë, “me dashje përfshihet në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme dhe komunikon me qëllim të ngacmimit, ashtu që të dëmtuarin Luan Zeqaj, e vë nën shqetësim të madh emocional, në atë mënyrë që në datat e lartëcekura i pandehuri Ragip i dërgon mesazhe me zë në të cilët thuhej se “hajt se shihemi në Shafhauzen (Zvicër), se deri tash je shëtit lirshëm, por kshtu nuk shkon më”, pastaj edhe përmes tezakut të tij Haxhi Mulaj ju kishte drejtuar me fjalët se “Luani më njeh mua dhe kam me vra”, ndërsa me dt. 18.03.2025 gjëra I dëmtuari Luani ishte me tezakun e tij në ëhatsapp e thërret I pandehuri Ragip 1 cili sërisht I drejtohet me fjalët “hajt se shihemi në Shafhauzen (Zvicër), se deri tash je shëtit lirshëm, e tash e mbas e shohim a guxon”, thuhet në aktakuzë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark