“Nuk mu dukën si çift…”, menaxheri i njohur i Vipave flet për raportin e Gjestit dhe Eglit gjatë festës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Nuk mu dukën si çift…”, menaxheri i njohur i Vipave flet për raportin e Gjestit dhe Eglit gjatë festës

    Insajderi
    25 April 2025 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika, ka ndarë së fundmi disa detaje interesante nga festa pas finales së Big Brother VIP Albania 4, ku vëmendja ishte padyshim te çifti më i komentuar i këtij edicioni – Gjesti dhe Egla.

    Në një intervistë për Prive, Demika tha se, ndonëse dyshja kaluan thuajse gjithë kohën pranë njëri-tjetrit gjatë festës, nuk i dhanë përshtypjen e një çifti.

    Ai theksoi se kjo mund të ketë ardhur për shkak të vëmendjes së madhe nga publiku dhe të ftuarit, të cilët i rrethonin vazhdimisht për t’i përshëndetur, duke mos u lënë hapësirë të ishin më të afërt.

    “Me thënë të drejtën, atë natë kam vënë re që Gjesti dhe Egli mund të ishin bashkë gjithë kohës pothuajse, por nuk po ma linin përshtypjen e një çifti, për arsye sepse ishin të hutuar dhe ishin akoma duke takuar njerëz dhe shumë pak kohë kanë gjetur të rrinin bashkë me njëri tjetrin, të përqafuar apo të kërcenin bashkë. Kjo mu duk pak e habitshme, por nuk i vë faj sepse në fund të fundit sapo kanë dalë nga një reality show dhe janë të hutuar akoma”.

    Këto komente të Demikës vijnë në një moment kur marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut, me shumë ndjekës që pyesin nëse lidhja e tyre do të vazhdojë jashtë shtëpisë./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark