Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse përgjatë këtyre katër viteve qeverisje është parë duke kapur agjenci të pavarura, kur ka folur për KEDS-in ka thënë se s’mund të bëhet autoritar.
Ai kështu ka deklaruar në një podcast, kur është pyetur lidhur me krizën energjetike të shkaktuar së fundmi në Kosovë, ku ka lënë komuna deri në më shumë se 24 orë pa furnizim me rrymë.
“Unë nuk mundem si kryeministër i Kosovës të merrem me institucione që i raportojnë Kuvendit të Kosovës. Pikërisht, aty do të isha autoritar dhe do të bëja shkelje ligjore. Ai do të ishte autoritarizëm. Ajo çfarë po bëjmë është që po ja shtojmë 1,300 mW korpusit të gjenerimit nëpërmjet energjisë së ripërtërishme“, deklaroi ndër të tjera Kurti.
Ai ka thënë po ashtu se problemi nuk ekziston të tregtia e energjisë, por te konsumi dhe te rrjeti i vjetruar i shpërndarjes.