"Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me perkrahë Albin Kurtin" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me perkrahë Albin Kurtin”

    Insajderi
    21 August 2024 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani dhe Mary Elieen Devitt në emër të USAID-it kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

    Lidhur me këtë, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se anipse kryeministri Albin Kurti ‘ka ndërruar kahje dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatin e përhershëm të Kosovës, SHBA edhe një herë na konfirmon se, ndryshe nga qeveria e Kosovës, Amerika nuk e braktis interesin e popullit të Kosovës’.

    Sipas tij, nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën edhe ta përkrahësh Kurtin.

    “Miku i mirë në ditë të vështira.

    Edhe pse i zoti i shtëpisë ka ndërruar kahje dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatin 🇺🇸e përhershëm të Kosovës, SHBA edhe një herë na konfirmon se, ndryshe nga qeveria e Kosovës, Amerika nuk e braktis interesin e popullit të Kosovës.

    Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë. Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me perkrahë Albin Kurtin”, shkroi Selmanaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark