"Nuk na lidh asgjë" - Memli Krasniqi thotë se PDK nuk bën koalicion me Vetëvendosjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk na lidh asgjë” – Memli Krasniqi thotë se PDK nuk bën koalicion me Vetëvendosjen

    Insajderi
    27 February 2025 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk ka mundësi për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur të pamundur një bashkëpunim mes dy partive, shkruan Insajderi.

    Ai ka thënë se dallimet mes PDK-së dhe LVV-së janë të thella, si në qasjen politike ashtu edhe në vizionin për të ardhmen.

    “Jo nuk shkojmë në koalicion. Pikë. Në asnjë formë. Pikë… nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosje sepse nuk na lidh asgjë. Në kuptim as program, e as parimor, e as në kuptimin qysh e shohim të kaluarën, e aq më pak qysh e shohim të ardhmen. Ne nuk kemi pika që na kishin me na bë bashkë”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark