
Protesta e të rinjve në Tiranë këtë mbrëmje u orientua kundër oligarkëve dhe monopolistëve, që konsiderohen si shkaktarë të rritjes së çmimit të naftës në vend.
“Nuk paguaj, nuk paguaj asnjë lekë për krizën tuaj, nuk paguaj për rrugëtimin, kompromisi tek mashtrimi. Shteti i Cet Kastratit, shteti i Cet Kastratit, shteti i Cet Kastratit”, ishin thirrjet e qytetarëve teksa marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Emra të mëdhenj të biznesit në Shqipëri janë lakuar këto ditë gjatë protestave, përfshirë Shefqet Kastratin, pronarin e Kastrati Group që operon në tregun e naftës dhe zotëron pjesën dominuese të tij.
Thirrjet e qytetarëve sot në Tiranë tregojnë se më në fund shqiptarët po e kuptojnë thelbin e problemit dhe se ata po e bëjnë dallimin mes oligarkëve monopolistë dhe biznesit normal.