“Nuk po arrinë ta bëjë qeverinë, andaj po krijon panik”- deklarohet ish-bashkëpartiaku i Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk po arrinë ta bëjë qeverinë, andaj po krijon panik”- deklarohet ish-bashkëpartiaku i Kurtit

    Insajderi
    06 April 2025 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haki Abazi, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk po arrin ta formojë qeverinë dhe po synon të krijojë panikë.

    Abazi, i cili ishte bashkëpartiak i Kurtit deri në vitin që shkoi, këtë e tha me anë të një postimi në ‘Facebook’. Ai këtë e tha në kohën kur Qeveria e Kosovës doli me një njoftim të dielën për mbajtjen e Këshillit të Sigurisë me kërkesë të Kurtit. Aty u diskutua për tentimin e “destabilizimit të sigurisë në vend”, shkruan Insajderi.

    LEXO EDHE:

    Pas përplasjeve naive dhe fëmijnore për taksat me SHBA-të, Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim të shtyerjes së së afateve për krijimin e institucioneve. Në publik kanë filluar të i dalin si diskurs për kinse sulm të Serbisë mbi Kosovën, në kohën kur NATO po rritë edhe më shumë zotimin për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Dmth po tenton me shitë mjegullën që pjesërisht ua shiti 16% të trupit elektoral në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Abazi.

    Ai ka pretenduar se Kurti po qëndron ilegalisht në Zyrën e Kryeministrit, teksa u tall edhe për rënien pre të komedianëve rusë nga ana e Kurtit.

    Kurti është ilegalisht duke qëndruar në Kryeministri andaj edhe takimet i ka “fake” edhe fjalët i ka “fake” posikurse intervista me gazetarët Rus, kush beson më në këto alarme të njeriut fake që për karrikë e për pushtet ka shkelur edhe mbi premtimet edhe mbi gjakun e aktivistëve!“, shtoi ai.

    Kryeministria pas takimit të Këshillit të Sigurisë së dielën bëri të ditur se policia ka arritur t’i arrestojë katër ‘pelegrinë’ serbë, nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së saj.

    Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark