×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk po kemi qasje në shtëpitë tona”, banorët e fshatit Budrikë ndalojnë punimet e Ministrisë se Infrastrukturës, paralajmërojnë protesta të dhunshme

    Insajderi
    27 November 2024 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorëve të fshatit Budrikë e Epërme në Viti, i ka dal problem me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës rreth shtrimit të asfaltit në këtë pjesë. Ata madje kanë ndalur edhe punimet por që me ndërhyrjen e policisë, shtrimi i asfaltit vazhdoi.

    Këshilli organizativ i fshatit Budrikë, thanë se ky dikaster ka hequr asfaltin e vjetër dhe po shtron të riun me një lartësi të madhe.

    Shqetësimi yni dhe pakënaqësia jonë ka të bëjë me faktin se: Asfalti i ri i cili tani është shtruar, ka një dallim te madh me asfaltin e vjetër sa i përket lartësisë se tij në pjesën e cila fillon në segmentin rrugor në fshatin Budrigë e Epërme“, thuhet në ankesën e banorëve.

    Sipas tyre kjo po i shkakton vështirësi për t’u qasur në shtëpitë dhe bizneset e tyre.

    Është bërë një disnivel i rrugës dhe dallimi i lartësisë së asfaltit te vjetër dhe asfaltit te ri është përafërsisht mbi 47cm nën nivelin e asfaltit te mëparshme. Kjo neve na bënë të vështirë qasjen në shtëpitë tona dhe në bizneset tona, të cilët në gjendje të njëjte faktike kanë ekzistuar që prej shume vitesh“, shkruhet në ankesë.

    Banorët duke parë heshtjen e Ministrisë së Infrastrukturës, kanë ndalur punimet.

    Por, pas ndërhyrjes së policisë Ministria ka vazhduar në shtrimin e asfaltit.

    Andaj, edhe njëherë para se te i drejtohemi organeve kompetente gjyqësore, kërkojmë nga ana / juaj që te dilni në vendin e ngjarjes, të vlerësoni dhe të vërtetoni pretendimet tona, dhe me pastaj te rishikoni edhe njëherë mundësinë për rregullimin rrugës në nivelin siç ka qenë para fillimit te punimeve, në mënyre që neve te na mundësohet qasje e lehte dhe e përshtatshme në pronat tona“, thanë banorët.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Në anën tjetër banorët kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark