×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk propozova themelimin…”Osmani sqaron deklaratën për Asociaconin, thotë se u godit në mënyra të ulëta e me shpifje

    Insajderi
    21 November 2024 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke mbajtur fjalimin vjetorë në Kuvend. Mes një fjalimi të gjatë para deputetëve që ishin të pranishëm, Osmani gjeti hapësirë të përmend edhe Asociacionin për të cilin ajo tha se u godit me lloj-lloj shpifjesh.

    Osmani ka sqaruar se nuk kishte kërkuar themelimin e Asociacionit por kishte kërkuar diskutimin e Drat- Statusin për Asociacionin me SHBA’në.

    Kur unë kam propozuar që Draft- Statusi i Asociacionit, kam propozuar që të diskutohet në Amerikë për arsye se kjo të mos i lihet në dorë, Lajqakut. Kjo nuk ka nënkuptuar themelim të asociacionit”, tha ajo.

    “Propozimi im ishte goditur në mënyrën më të ulët me lloj-lloj shpifjesh” tha Osmani duke aluduar ndaj zërave kritik ku ndër ta ishte edhe ministrja Donika Gërvalla e cila pas propozimit të Osmanit kishte dal kundër presidentes duke deklaruar se “Asociacioni për ne dhe ndërkombëtarët është i vdekur”

    Osmani ka sqaruar propozimin e saj duke thënë se ajo çfarë u interpretua ka qenë një gënjeshtër.

    Ajo çka kam thënë është shumë e qartë 1. Zbatimi I marrëveshjes ka kuptim kur zbatohet nga të dy palët dhe 2 si alternativë se nëse shihet përfundimisht se Serbia nuk do ta zbatoj pjesën e saj të marrëveshjes, atëherë besoj që do të duhet të bisedonim  me aleatë tanë zbatimin e marrëveshjes tone vetëm në këmbim të anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare e mbështete për njohje të reja”.

    “Më shumë se sa nënshkrimi I presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i presidentit të Amerikës”, tha Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark