Nuk respektuan kontrollet antidoping, UEFA dënon Lamin Jamal dhe Levandovskin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Nuk respektuan kontrollet antidoping, UEFA dënon Lamin Jamal dhe Levandovskin

    Insajderi
    08 August 2025 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lamin Jamal dhe Robert Levandovski janë ndëshkuar nga UEFA pasi nuk kanë respektuar rregulloret e kontrolleve antidoping. Të dy yjet e Barcelonës, kanë marrë një gjobë pasi nuk kanë ndjekur udhëzimet e UEFA-s pas një ndeshje ndërkombëtare të luajtur me katalanasit në sezonin e kaluar.

    Sipas informacionit të dhënë nga UEFA, të dy lojtarët nuk kanë shkuar në mënyrë të menjëhershme në vendin zyrtare të kontrollit antidoping pas sinjalizimit, siç kërkojnë normat, e kësisoj, kanë marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh secili.

    Ndërkohë, trajneri Hansi Flik ka marrë një gjobë prej 20 mijë eurosh dhe është pezulluar për një ndeshje në kompeticionet e UEFA-s për shkak të sjelljes së papërshtatshme. I njëjti ndëshkim është dhënë edhe për ndihmësin e tij, Markus Sorg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark