Nuk u votua për kryeparlamentare- Reagon Albulena Haxhiu: Do të propozohem përsëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk u votua për kryeparlamentare- Reagon Albulena Haxhiu: Do të propozohem përsëri

    Insajderi
    19 April 2025 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se do të jetë sërish emri i propozuar për kryeparlamentare, pasi dështoi dy herë të marrë votat për këtë pozitë.

    Shkurt, para mediave ajo deklaroi se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin, pasi s’e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes.

    “Së pari më lejoni të falenderoj 57 deputetë që më mbështetën që të jem kryetare e Kuvendit, duhen edhe 4 vota…Pra, nga të gjithë deputetët, 61 duhet të jenë për. Sic e kuptuar, seanca u peuzullua, brenda 48 orëve u thirr seanca e radhës, Kuvendi nuk kunstitohet pa u zgjedhë kryetari dhe nënkryetarët. Ne ishim gati të vazhdojmë me procedurat e mëtejme, mirëpo duket që opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështeten propozimin e VV-së.

    Sa i përket VV-së ta bëjnë propozimin e radhës, do të jetë emri i njëjtë, faleminderit” – tha ajo.

    Në dy votime, Haxhiu mori vetëm nga 57 vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark