"Nuk ua kemi ndaluar kushërinjve të aplikojnë" - Kurti flet për punësimet familjare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ua kemi ndaluar kushërinjve të aplikojnë” – Kurti flet për punësimet familjare

    Insajderi
    30 December 2024 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur poshtë akuzat për punësime familjare në institucionet e vendit. Kurti tha se nuk ka punësime të tilla dhe se kushërinjtë e tij nuk janë të penguar të aplikojnë për pozita pune.

    “Nuk ka punësime familjare, askush nuk punësohet vetëm pse është kushëri i dikujt. Ne nuk ua kemi ndaluar kushërinjve të aplikojnë, a e kuptoni nuk mund të marrë unë ndonjë vendim që ia ndalojë dikujt të aplikojë” tha Kurti.

    Në përgjigje të një pyetjeje tjetër për kritikat e bëra më parë ndaj punësimeve familjare, Kurti tha se asnjë prej anëtarëve të familjes së tij nuk ka punuar në institucionet publike gjatë katër viteve të fundit.

    “Në këtë ndërtesë ku jeni sot, asnjë nga dy vëllezërit e mi, as prindërit e mi, nuk ka hyrë kurrë këtu. Asnjë ‘Kurti’ nuk është punësuar, as Tahiri nga mbiemri i nënës sime,” tha ai në RTK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark