Joao Cancelo është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer me Barcelonën dhe ai ka marrë ftesën e pritur nga Kombëtarja e Portugalisë për dy ndeshjet miqësore të muajit mras.
Portugezët do të përballen me Suedinë më 21 mars në shtëpi derisa pesë ditë më vonë luajnë në udhëtim te Sllovenia.
Në intervistën e tij të fundit, mbrojtësi portugez Joao Cancelo ka thënë diçka që mund të mos i pëlqejë Cristiano Ronaldos.
Deklarata e Cancelos se kulmi i karrierës së një futbollisti është nga 25 deri 32 vjeç po konsiderohet si një goditje për kapitenin e Kombëtares, Cristiano Ronaldon.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe kaloi 15 vjet duke konkurruar me Lionel Messin për Topin e Artë, por kulmi i karrierës së një futbollisti është midis 25 dhe 32. Ne Portugalia nuk varemi plotësisht nga ai”, ka thënë Cancelo.
Cristiano është tashmë 39 vjeç dhe luan jashtë Evropës, kështu që ai nuk mund të jetë shumë ndikues për një ekip plot me yje të rinj. Megjithatë, ai pritet të udhëheqë skuadrën e tij përpara në Eurot e ardhshme.
Joao Cancelo dhe Joao Felix do të jenë gjithashtu atje, sigurisht. Turneu më i madh evropian do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik. /Telegrafi/